Sahit Muja njëri ndër bizensemenet më të njohur të gjeografisë Shqiptare, nëpërmjetë rrjetit social “facebook”, ka shprehyr pakënaqesin e tij të madhe me atë qe ka parë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton portali rajoni.org.
Ai në postimin e tij ka shkruar:” Te udhtosh nga Ajroporti Adem Jashari eshte ndjenja me e mire qe kam une ne bote, eshte krenari e çdo Shqiptari. Po marre i kofte Shtetit te Kosoves qe sot ku mijra udhtare po dalin nga Kosova, punojne vetem 2 sportela te policise kufitare nga 6. Nje shtet me dy sportela ne pune ne kulmin e veres. Zoti ju marrofte. Miljarda euro sjellin ne Kosove kta emigrant. Me rinine me dinamike ne Evrope , merrni more njerz ne pune. Sa rrini kot Zyreve ne Prishtine, dilni sherbeni qytetarit se rrogat I kini nga kta. Spo flas ma per check in nje tmerr i vertete , papasterti kaos . Ata qe menexhojne kte ajroport duhet pezulluar menjeher leja.
Te dua shume Kosove”, ka përfunduari ai.