Komuna e Skenderajt vazhdon me sukseset e saja në sferen e infrastruktures respektivish në rregullimi e kanalizimit, shkruan portali rajoni.org.
Në mungese të projekteve, sot, qeverisja Nura në prag të festes se pavarsisë përmes zyrës për informim ka promovuar rregullimi e dy pusetave të cilat ishin të prishura edhe para vershimeve.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt është angazhuar këto ditë në mirëmbajtjen e rrjetit të sistemit të kanalizimit dhe atmosferik, pas bllokimit nga vërshimet e fundit.
Ekipet e shërbimeve publike kanë bërë të mundur zhbllokimin e disa pikave grumbulluese të ujit, ndërkohë që puna do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim deri në ri-funksionalizimin e plotë dhe normal të rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit.