E papritur! Martohet moderatorja Adelina Hasani?
Adelina Hasani është një nga moderatoret më të dashura shqiptare.
Ditët e fundit ajo ka udhëtuar me të dashurin e saj drejt Maldves për pushime, por jo vetëm.
Duket se atje kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë pasi një kompani që merret me xhirimin e dasmave dhe storieve të dashnisë në stilin filmik e ka publikuar një video të Adelines ku shihet me vello.
Edhe ajo vetë e ka ripostuar këtë video në Insta Story-t e saj mirëpo ende nuk ka konfirmuar nëse ishte vetëm realizim i storjes së dashnisë apo është martuar.
Do të presim ta shohim me informacionet që mund të sjell në rrjete sociale.