E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Masakra” në QKMF; Asamblistja e PDK’se pranon punësimin e tre familjarëve të saj nga pushteti i Ramiz Lladrovcit!

Pushteti i Ramiz Lladrovcit dhe vartësit e tij si duket kanë arritur të i rehatojnë familjarë në pozita komode, transmeton portali rajoni.org.

Si duket; asamblistja e PDK’së në Drenas ia ka pa hajrin me të madhe pushtetit të Ramiz Lladrovcit; pasi qe jo një po tre familjarë i’u punësuan asaj.

Insajderi ka marrë vesh se i pranuari Bislim Gashi është vëllai i saj. Këtij të fundit iu punësua edhe gruaja, Arbnora Leci Gashi. Por, e njëjta është familjare edhe me të pranuarën tjetër, Arbërie Qorri.

Në një përgjigje për Insajderin, Blerina Gashi ka konfirmuar se janë pranuar familjarët e saj por që tha se ajo nuk ka ushtruar ndikim.

“Sa i përket pyetjes suaj, është e vërtetë që të tre personat që i ke cekur ti janë familjarët e mi, që të tre i kanë plotësuar kriteret e kërkuara në konkursin në fjalë, dhe unë si asambleiste nuk kam pas asnjë lloj ndikimi në konkurs“, tha ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer