E diel, 6 Tetor, 2024

Maskaradë me tender në Prishtinë/ Krasniqi i NPB’së dështoj edhe në perpjekjen e dytë për ti ‘keqperdorur mijera euro’!

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik. Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall, shkruan portali rajoni.org.

Në fakt kjo ndërmarrje tani për tani është duke sherbyer si çerdhe për zhvatje të parasë publike dhe për rehatim të punësimeve familjare e nepotiste.

Kuptohet e terë kjo nuk do të arrihej pa sherbimet e zyrtarit të prokurimit, Fatmir Krasniqi, nënshkrimi i të cilit qendron prapa çdo keqperdorimi.

Organizata joqeveritare Demokracia Plus, kohe me parë ka publikuar gjetjet e raportit të fundit nga monitorimi i prokurimit publik në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Sipas këtij raporti, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A., në shkurt të vitit 2023 publikoi njoftimin për kontratë për vlerësim të pronave dhe qirave të kësaj ndërmarrje. Qëllimi i kontratës ishte vlerësimi i të gjithë pasurisë në NPB në territorin e Komunës së Prishtinës, duke përfshirë pasurinë e paluajtshme (objektet dhe tokat) dhe qiranë e këtyre pasurive.

Ky aktivitet i prokurimit ri-tenderohej për shkak se tenderi i parë, i iniciuar në prill të vitit 2022, ishte anuluar në nëntor të vitit 2022. Në tenderin e vitit 2022, NPB fillimisht kishte shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomikë Baker Tilly Kosovo; Pro Insurance Brokers Sh.A..

Ndaj këtij vendimi, ishte ankuar CV Sh.P.K., mbi bazën se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë kishte prezantuar listën e stafit pa CV të nënshkruara dhe se ky ofertues kishte prezantuar çmimin jo normalisht të ulët.

Mbi këto pretendime, NPB kishte kthyer lëndën në ri-vlerësim, ku pastaj kishte shpërblyer me kontratë Pro Acc Group Sh.P.K. Edhe vlerësimi i dytë ishte apeluar dhe lënda ishte dërguar në OShP.

OShP me vendimin e datës 18.08.2022, kishte aprovuar dy pretendimet ankimore të CV Sh.P.K., të cilat kishin qenë bazë për eliminimin e tij, duke hedhur poshtë arsyetimin e NPB-së dhe duke rikthyer lëndën përsëri në rivlerësim.

Pas rivlerësimit, NPB mori vendim të ri, ku eliminoi të gjithë ofertuesit për shkak se nuk i kishin plotësuar kriteret dhe duke e anuluar tenderin. Edhe ky vendim u apelua në OShP, por i njëjti u hodh poshtë me arsyetimin se bëhej fjalë për res judicata, pra çështje që veçse ishte gjykuar njëherë duke i dhënë drejtë autoritetit kontraktues për anulimin e tenderit.

Përveç vendimit për anulimin të tenderit, NPB, në nëntor të vitit 2022 parashtroi edhe një kërkesë për diskualifikimin e operatorit ekonomik CV Sh.P.K. në OShP, me pretendimin se ky OE kishte prezantuar dëshmi të rrejshme në ofertën e tij.

OShP ende nuk e ka shqyrtuar këtë kërkesë të NPB-së ndonëse kanë kaluar mbi shtatë muaj nga koha e paraqitjes8. Si në procesin e parë të tenderimit në vitin 2022, ashtu edhe në ri-tenderim, vlera e parashikuar e kontratës ishte 23,600.00 euro ndërkohë afati për përfundim të kontratës në ri-tenderim u shkurtua nga 90 ditë sa ishte në vitin 2022, në 60 ditë në vitin 2023. Për dallim nga procesi i parë ku ofertuan katër (4) operatorë ekonomikë, në ri-tenderim morën pjesë vetëm dy  (2) operatorë ekonomikë.

NPB bëri disa ndryshime në dosjen e tenderit në ri-tenderim të cilat mund të kenë ndikuar në uljen e numrit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Konkretisht, kërkesa që u vendos në ri-tenderim që operatorët ekonomikë të kenë të paktën katër (4) punëtorë të rregullt në listën e pagave në tri (3) vitet e fundit, mund të eliminojë shumë kompani të vogla/të reja të cilat e kanë të pamundur të plotësojnë këtë kriter.

Kapacitetet njerëzore të operatorëve ekonomikë mund të dëshmohen me kontrata/parakontrata të punës me punëtorët që kanë profile të kërkuara, ndërkohë përvoja profesionale e tyre, në këtë rast tri (3) vite pas diplomimit, mund të vërtetohet duke kërkuar diplomat, kontratat e punës (ose parakontrata) si dhe referenca për përvojën e punës të lëshuar nga punëdhënësit.

Në letrën standarde për sqarimin e tenderit, NPB ka argumentuar se ky kriter është vendosur për shkak se për këtë aktivitet të prokurimit, kapacitetet njerëzore janë burimi kryesor për realizimin e kontratës, ndaj stafi i kërkuar paraqet minimumin që operatorët ekonomikë duhet ta kenë të angazhuar gjatë gjithë kohës me qëllim të realizimit të kontratës.

Edhe në ri-tenderim, komisioni vlerësues i NPB-së mori vendim që të gjithë ofertuesit ishin të papërgjegjshëm administrativisht, duke vendosur që ky aktivitet i prokurimit të anulohej përsëri.

Grupi i operatorëve ekonomikë CV Sh.P.K; Vizatimi Sh.P.K.; Vlera FS Sh.P.K.; Rinor Haziri B.I u vlerësua se ka ofertuar me staf sekondar dhe nuk ka minimum katër (4) punëtorë të rregullt në listën e pagave në tri (3) vitet e fundit dhe se lista e projekteve të realizuara, pra kontratave nuk ishte dëshmuar me dokumente përcjellëse.

Operatori tjetër, Pro Acc Group Sh.P.K., u eliminua për shkak se në listën e stafit të rregullt ishte edhe një punëtor që ishte në pushim pa pagesë si dhe licensa e gjeodetit ishte e skaduar. NPB vlerësoi se stafi i propozuar nga grupi i operatorëve ekonomikë CV Sh.P.K; Vizatimi Sh.P.K.; Vlera FS Sh.P.K.; Rinor Haziri B.I nuk kishte dorëzuar listën e rregullt (primare) të stafit siç ishte kërkuar në Dosjen e Tenderit, ku ishin kërkuar (4) punëtorë të rregullt.

Në vlerësimin e NPB-së, grupi i OE-ve kishte paraqitur një punëtore si punëtore të rregullt, ndërkohë në kontratën e prezantuar, konkretisht në nenin 7-të të kontratës ishte shkruar se “e punësuara themelon marrëdhënie pune me orar jo të plotë. Orari jo i plotë gjatë ditës është 8 orë pune gjatë ditës, ndërsa 40 orë të punës në javë”.

Për këtë arsye, GEO ishte vlerësuar se nuk ka ofruar dëshmi se ka minimum katër (4) punëtorë të rregullt apo primar. Ndonëse në këtë nen të kontratës është shkruar se është “orar jo i plotë i punës”, puna prej 8 orëve në ditë dhe 40 orëve në javë konsiderohet si orar i plotë i punës në Kosovë.

Sipas Ligjit të Punës, orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë9, ndërkohë orari jo i plotë i punës është orar pune më i shkurtër sesa orari i plotë i punës.

Në këtë rast, AK është dashur të vlerësojë përmbushjen e kërkesës (katër punëtorë të rregullt) në tersi të grupit të OE-ve, pasi kërkesat teknike/profesionale aplikohen vetëm ndaj grupit si tersi dhe jo ndaj anëtarëve individual.

Mbi paqartësinë e orarit të punës të paraqitur në kontratë, AK ka mundur të kërkojë sqarime shtesë sipas Udhëzuesit për Prokurim Publik.

Edhe baza e dytë për eliminimin e këtij grupi të operatorëve ekonomikë, që kishte të bënte me përmbushjen e kontratave të natyrës së ngjashme në tri vitet e fundit në vlerë jo më pak se 30,000 euro, nuk ishte administruar siç duhet nga ana e NPB-së.

Kjo për faktin se NPB, bazuar në nenin 72 të LPP-së, kishte kontaktuar kompanitë e paraqitura në kontrata për të konfirmuar referencat e prezantuara në ofertë, dhe pasi nuk kishte marrë përgjigje, kishte ardhur në përfundim se këto kontrata nuk ishin dëshmuar me dokumente përcjellëse valide.

Rrjedhimisht, NPB ka dal përtej autorizimeve të nenit 72, duke kontaktuar direkt kompanitë e përmendura në referenca përmes të dhënave të kontaktit, ndërkohë që është dashur që kërkesën për sqarim/plotësim të dokumenteve ta dërgojë te operatori ekonomik ofertues, siç parashihet në këtë nen.

NPB keqinterpretoj nenin 72 të LPP-së, i cili flet për dokumentacionin dhe informacionin shtesë, ku iu mundëson autoriteteve kontraktuese që të mund të kërkojnë nga operatorët ekonomikë që të dorëzojnë, plotësojnë, sqarojnë apo kompletojnë informacionin brenda një afati të caktuar kohor në rastet kur dokumentacioni që duhet të dorëzohet duket jo i plotë ose i gabuar, apo kur mungojnë dokumente specifike.

E njëjta thuhet edhe në Udhëzuesin për Prokurimin Publik, i cili në raste të tilla i udhëzon autoritetet kontraktuese që të kërkojnë informata sqaruese nga operatorët ekonomikë.

Grupi i operatorëve ekonomikë CV Sh.P.K; Vizatimi Sh.P.K.; Vlera FS Sh.P.K.; Rinor Haziri B.I, apeloi vendimin e dytë të NPB-së për anulim të tenderit në OShP, organ i cili përsëri vendosi në favor të operatorit ekonomik, duke e anuluar vendimin e NPB-së dhe duke e kthyer lëndën në rivlerësim.

Në ri-vlerësim, NPB përsëri i shpalli të papërgjegjshëm të dy ofertuesit duke marrë vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit. Edhe këtë herë, arsyet e eliminimit të dy ofertueseve ishin të njëjta sikurse herën e parë.

Vlerësimi i pronave të NPB-së paraqet një standard ndërkombëtar i cili bëhet çdo pesë (5) vjet. Herën e fundit kur NPB e kishte bërë këtë vlerësim ishte në vitin 2017, ndërkohë që tashmë kanë kaluar më shumë se 470 ditë nga njoftimi i parë për kontratë. Rëndësia për vlerësim të ri të objekteve dhe tokave që ka kjo ndërmarrje bëhet edhe më e madhe për faktin se në bazë të këtij vlerësimi, përcaktohen dhe përditësohen edhe vlerat e qirave në asetet/pasuritë që ka NPB, të cilat në vitin 2020 vlerësoheshin 83,257,803.00 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer