Kryesuesja e kuvendit komunal të Vushtrrisë, Melihate Basholli Latifi i është bashkuar “trendit” të punësimeve nepotiste në Komunën e Vushtrrisë, shkruan portali rajoni.org.
Bëhet fjale për konkursin për poziten “Zyrtar për Shërbime Publike“ në të cilin është punësuar Arben Basholli, e që sipas mediumit vupol, Arbeni është djali i axhes së kryesuses, Melihate Basholli.
Mirëpo sipas të njëjtit medium, në konkursin ku u punësua djali i axhës së kryesuses Melihate Basholli, në komisionin e pranimit anëtar ishte burri i saj, Islam Latifi./Rajoni.org/
LEXO EDHE: