“Nuk kam marrë akoma asnjë vendim për të ardhmen time”.
E ardhmja e Kylian Mbappe është akoma në dilemë dhe çdo fjalë e sulmuesit të PSG-së bën lajm dhe lexohet me kujdes deri në detaje nga mediat dhe tifozët.
Francezi, i cili shënoi gol edhe në finalen e Superkupës së Francës që parisienët fituan kundër Toulouse, i skadon kontrata me klubin kryeqytetas në qershor.
Mbappe ka folur pas ndeshjes, por pa treguar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Nuk e kam marrë akoma një vendim, por kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi, prandaj të gjitha palët duhet të jenë të qeta. E ardhmja ime nuk është një çështje në klub”, ka thënë Mbappe.
Ndonëse e ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndaj Toulouse Mbappe bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë.
Golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së shënoi edhe golin numër 111 me fanellën e klubit parisien në “Parc des Princes”, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në ndeshjet shtëpiake (kalon Cavanin që ishte ndalur në kuotën e 110 golave).
“Jam shumë i motivuar këtë vit, kemi objektiva për të arritur”, ka thënë francezi.