Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Kishnarekës, Komoranit dhe Zabelit të Epërm, ku u prezantuan edhe kandidatët për asamble komunale, Alban Zogaj dhe Edon Nishori.
Në tubimin elektoral, Lladrovci theksoi se puna dhe investimet e deritanishme në këto zona dhe në tërë komunën janë dëshmi e angazhimit të tij dhe ekipit të tij për zhvillimin e Drenasit. Ai tha se kontributi i kësaj ane për lirinë e Kosovës është i madh dhe se kjo e bën atë dhe bashkëpunëtorët e tij të ndihen krenarë e ballëhapur para qytetarëve.
Postimi:
Qytetarët e Kishnarekës, Komoranit dhe Zabeli i Epërm, ishin dëshmitarë të prezantimit të kandidatëve Alban Zogajt dhe Edon Nishorit, të cilët janë përfaqësues me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
Ne, bashkë me qytetarët ju themi atyre që e lakojnë emrin e Drenasit dhe qytetarëve dinjitoz e me integritet, nuk votohet symbyllur, nuk votohet “Dada Razë” as ideologët e tyre.
Puna dhe investimet tona në këtë anë sa heroike aq edhe krenare, si dhe në tërë komunën me kontribut të madh për lirinë e Kosovës, na bën të jemi ballë hapur para qytetarëve për të vazhduar për Drenasin kampion me qytetarët kampionë.
Drenasi është zemra e Kosovës, vazhdojmë edhe katër!