Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takim parazgjedhor në Fushticën e Epërme, ku tha se këto tubime po bartin sinqeritetin dhe besimin e qytetarëve për të rikonfirmuar fitoren me numrin 101, nën moton “Për Drenasin Kampion”.
Lladrovci theksoi se gjatë bashkëbisedimit me banorët fillimisht u diskutua për aktualitetin, ndërsa më pas u shpalosën projektet e reja të cilat synojnë krijimin e kushteve më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e kësaj ane.
Postimi:
Takimet parazgjedhore, bartin në vete sinqeritetin dhe besimin e qytetarëve, për të rikonfirmuar fitoren “Për Drenasin Kampion”, numrin 101 i cili bart vlera të komunës me kontribut të jashtëzakonshëm për çlirim e shtetndërtim.
Në Fushticën e Epërme, në fillim diskutuam për aktualitetin për të vijuar rreth projekteve të reja, krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët krenarë të kësaj ane. Takimi u përmbyll me mesazhin: Jemi pjesë e fitores, vazhdojmë, bashkë, +4!