Qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt kishin mbetur pa ujë nga mbrëmë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Furnizimi është kthyer sot, njoftoi kompania rajonale e ujësjellësit, “Mitrovica”.
“Duke pasur parasysh mungesën e gjatë të ujit të pijes dhe zbrazjen e rrjetit të ujësjellësit, duhet të kemi parasysh se mbushja e rrjetit të ujësjellësit me ujë kërkon kohë prandaj ju lusim për durim pasi që uji në pjesët e larta do të arrijë më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie rajonale.