Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe inovacionit ka shpallur fituesin e tenderit për renovimin e shkollë fillore në Verbovc të Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Tenderin për projektin e “renovimit të shkollës fillore në Verbovc – Gllogoc” e ka fituar grupi i operatoreve ekonomik “Triangle shpk, Eco Holding Group, AAB Construction shpk” me çmim 116,939.66€.
Në gare ishin edhe dy ofertues të cilat janë eliminuar për shkak të çmimit me të lartë të ofruar.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është shpallur me 28 shkurt 2025.