Friday, June 13, 2025

“Mbi 150 mije euro me shtrenjtë” OSHP e anulon vendimin e Komunës së Malishevës për dhenien e tenderit për dy bizneset e afërta me pushtetin!

Komuna e Malishevës me 20 nëntor të vitit të kaluar e kishtë shpallur fitues operatorin ekonomik “Agim Morina B.I, World Medium” për “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës” në vlerë prej 696,280.85€, raporton portali rajoni.org.

Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, oferta fituese ishte 150,116€ me shtrenjet se oferta me e lirë.

Oferta me të lira së oferta fituese patën:

Grupi i operatoreve ekonomik “JEHONA group SH.P.K.; Pro & Co Group; Beni Construction” ofertoi me çmim 546,164€

Grupi i opartoeve ekonomik “Çlirimi Shpk, Fidaie Bytyçi B.I”, ofertoi me çmim 615,583€.

Screenshot

Pas njoftimit mbi vendimin e AK , në zyrën e prokurimit të Komunës së Malishevës ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim operatori ekonomik “Jehona Group”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik dhe së keiteret janë favorizuse për dikend dhe për dikend tjetër diskriminuse. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi I Malishevës i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.

Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në këtë aktivitet të prokurimit.

OSHP-ja, e njohur ndryshe si gjykata e tendereve, me datën 30 maj 2025, me vendim të saj, e ka anuluar vendimin e Komunës së Malishevës për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës”, shkruan rajoni.org.

E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në RIVLERËSIM këtë aktivitet.

Komunës së Malishevës i është dhënë afat prej 10 ditësh që ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.

 

Kush është prapa dy kompanive fituese të tenderit!?

Përveç afërsise direkte me kreun e Malishevës, pronari i World Mediumit, Burim Zabeli dhe pronari i kompanisë “Agim Morina B.I”, Agim Morina njihen në qytet edhe si përkrahes të Fatmir Limajt dhe Nismës.

Madje, këto dy kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE kanë përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë kanë dashur” në Malishevë, e si duket afërsia e tyre me pushtetarët e kësaj komunë është “avantazh” ndaj kompanive tjera./Rajoni.org/

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer