E shtunë, 26 Tetor, 2024

Mbledhja e Komisionit ku pati akuza për tenderë të negociuar, Liburn Aliu tregon pse nuk shkoi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se arsyeja pse s’ka mundur të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka qenë agjenda e ngarkuar. Ai tha se për këtë ka njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit, raporton Express.

Aliu ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të komisionit.

“Kam njoftuar paraprakisht anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, që për shkak të agjendës së ngarkuar me punë, sot do e kem të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.

Pjesëmarrjen në këtë komision e shoh si detyrë të rëndësishme në angazhimin tim publik dhe politik, në këtë drejtim rikonfirmoj gatishmërinë time për të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni posa të koordinohemi të dyja palët bashkë”, ka shkruar Aliu.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer