Dega e LDK-së në Drenas sot ka mbajtur mbledhjen e kryesië, shkruan portali rajoni.org.
Kryetari i degës së LDK’së në Drenas bëri të ditur së gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet që do të realizohen gjatë muajve dhjetor dhe janar.
Postimi i plotë nga kryetari i degës Egzon Qorri:
Sot, në selinë e degës së LDK-së në Drenas, u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë së kësaj dege. Me këtë rast, kryetari shprehi falënderimet e tij të sinqerta për të gjithë anëtarët e Kryesisë, Forumin Rinor, Forumin e Gruas, nëndegët, dhe të gjitha strukturat, aktivistët, dhe simpatizantët për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gjatë takimit, bashkë me anëtarët e Kryesisë, diskutuam dhe u pajtuam për aktivitetet e radhës që do t’i realizojmë gjatë muajve dhjetor dhe janar.
Me punë, organizim, mobilizim dhe entuziazëm, jemi duke ecur drejt fitores.
LDK ✌🏻