Shuma prej 20,320€ është mbledhur në kohë rekorde për shërimin e vogëlushes 8 muajshe, Meara Kajtazi nga Skenderaji. Ajo po përballet me gjakderdhje të pandalshme nga sytë, hunda, goja, veshët, trakti urinar dhe ai tretës. Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, brenda një muaji, Meara ka humbur pesë kilogramë, shkruan rajoni.org.
Lajmin për mbledhjen e shumës e ka konfirmuar edhe familja Kajtazi përmes rrjetit social “facebook”.
“Shuma e parave te duhura eshte mbledhur mbrenda 7 oreve 20.320€ ju falenderojm te gjithve nga zemra per kontributin e dhene ,Zoti ja u shtoft bereqetin🙌🏻”, ka shkruar Ilaz Kajtazi në facebook.