Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Astana – Ballkani. Dyzet e pesë minutëshi i parë është mbyllur me rezultat 0-0.
Pjesëloja e parë ja qenë e balanacuar në posedim të topit, ndërsa Ballkani ka treguar më shumë tendenca sulmuese, madje duke gjuajtur dy herë në drejtim të portës.
Sonte gjithashtu zhvillohet ndeshja tjetër e grupit mes Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagreb.
Astana-Ballkani, formacionet zyrtare
Pas një orë do të nis përballja mes Astanës dhe Ballkanit, sfidë kjo që luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës Ballkani do të kërkojë pikët e plota në ndeshjen ndaj skuadrës nga Kazakistani me ambicie që të mbetet në garë për kualifikim në rundin tjetër të kësaj gare evropiane.
Astana pak ditë më parë kishte triumfuar ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri” kur askush nuk e priste, sidomos pas fitores së “Xhebrailave” ndaj Dinamo Zagrebit.
Me një fitore eventuale ndaj Astanas, Ballkani do të kthehej në garë për ta siguruar vendin e dytë që të shpie në rundin e 32 më të mirëve.
Përballja mes Astanas dhe Ballkanit do të nis me fillim nga ora 16:30.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave: