Duket se ka ndodhur një incident në Big Brother VIP Kosova 2 në orët e vona të mesnatës.
Raportohet për një sherr në mes të dy banorëve të kësaj shtëpie, Gani Gërmisë dhe Bleros.
Për këtë rast u tha se produksioni ka mbyllur transmetimin për disa orë me radhë.
Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, disa nga komentet kanë lënë të dyshohet për një gjë të tillë.
“Ndalohet transmetimi live, nuk jeni transparentë”, “Skandal kanë bllokuar liven gjithandej”, “Kanalet i keni bllokuar, s’po bëjnë hiç” – qenë vetëm disa nga komentet.
Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë sqarim nga produksioni apo nëse do të diskutohet kjo.
Ndryshe, të dy banorët po vazhdojnë të qëndrojnë akoma brenda shtëpisë.