Thursday, April 10, 2025

Më 30 prill debat publik për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

Më 30 prill do të organizohet debat publik nga kompania Ferronikeli në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas njoftimit, debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

Ky debat do të mbahet në ora: 10:00, në hapësirat e administratës së kompanisë së Ferronikelit.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafin 8 të Ligjit Nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me operatorin ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.’’ Gllogoc, për veprimtarinë: Fabrikë për prodhimin e Ferronikelit, organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

Njoftohet publiku i interesuar se më datë: 30.04.2025, në ora: 10:00, në hapësirat e adminisratës së kompanisë së Ferronikelit, adresa: Rruga “Besim Mala”, nr. 227, 13000 Gllogoc, do të organizohet debat publik nga operatori ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ Gllogoc, për veprimtarinë: Fabrikë për prodhimin e Ferronikelit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer