E diel, 27 Tetor, 2024

Mediat në Serbi thonë se është ngritur aktakuzë e re ndaj kriminelit Sheshel

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandër Sheshel, ka thënë se është ngritur një aktakuzë e re ndaj babait të tij, kriminelit Vojsllav Sheshel. Sheshel ka thënë se aktakuza e ngritur nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i Tribunalit të Hagës, ka të bëjë me mospërfillje të gjykatës, transmeton lajmi.net. “Është e vërtetë…

Sheshel ka thënë se aktakuza e ngritur nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhësi i Tribunalit të Hagës, ka të bëjë me mospërfillje të gjykatës, transmeton lajmi.net.

“Është e vërtetë që aktakuza është ngritur. Është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës. Është një akt imagjinar që Tribunali i Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale dhe kjo do të thotë se çfarëdo që ata të gjykojnë si shpërfillje të gjykatës, ata mund të akuzojnë dikë”, tha ai për Tanjug.rs.

Përveç Sheshelit, mediat në Serbi raportojnë se aktakuzë është ngritur edhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të partisë – Miljan Damjanoviq, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviq dhe Miroljub Ignjatoviq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer