E shtunë, 26 Tetor, 2024

Mediumi i vellaut të këshilltarit të Ramiz Lladrovcit e quan Fadil Nuren të papërgjegjshëm dhe të ‘ulët’!

Pas dënimit me formën e prerë të Gjyqit për autorin e profileve të rrejshme, dy ditë më parë – kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në njerin nga paragrafet e tij të statusit të publikuar kishtë gjetur kohe të hedhtë “kunja” pa përmendur emra edhe ndaj ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Ish kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, zbulon portali rajoni.org.

Në artikull ai ju drejtohet atyre me tërmat ish kryetar komunash, lider lokalë e qendrorë të PDK’së në Drenas e Skenderajt.

“Ku janë liderët lokalë e qendrorë të PDK-së në Drenas e Skenderaj, ish kryetar komunash, ish ministra e deputetë të PDK-së, të cilët u rreshtuan pas DD-së dhe qytetarëve të painformuar në fushatë u thoshin se edhe DD është PDK. Pse tash po heshtin?”, thuhet ndër të tjera në reagim e Lladrovcit

Mirëpo si duket duar thatë në këtë drejtim nuk po qendrojnë as kabineti i kreut të Drenasit, i cili tashmë ka nisur një fushatë denoncuse ndaj pushtetit të Skenderajt.

Bëhet fjale për një faqe dhe një portal i hapur së voni, për të cilët rajoni e dinë së kush qëndron prapa saj; e njëjta faqë e cilëson të papërgjegjshëm kryetarin e Skenderajt dhe ngjitur me të kanë publikuar edhe një video .

“E ulët – Kryetari i “papërgjegjshëm” i Skenderajt – Bllokon trotuarin me gjip, e moshuara nuk ka nga të ja mbajë”, thuhet në njoftim ku është bashkangjitur edhe video-ja

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer