E premte, 1 Nëntor, 2024

Mediumi serb: Serbia arreston vëllain e ish-nënkryetares së Leposaviqit, shkak bashkëpunimi me AKI’në

Sigurimi serb në Rashkë ka arrestuar Dragan Aksentijeviq, mbi dyshimet se bashkëpunonte me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Të paktën kështu ka raportuar mediumi nacionalist serb ‘Alo’, duke shtuar se Aksentijeviqit i është caktuar edhe masa e paraburgimit.

Ai njihet edhe si vëllai biologjik i ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, për të cilën mediumi serb supozon se i ka ndihmuar inteligjencës kosovare.

Nga ajo çfarë pretendon mediumi serb, gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente me një person që sipas ‘Alo’ është Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.

Çdoherë sipas pretendimeve të mediumit serb, thuhet se me urdhër të AKI’së dhe Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit.

Alo përskaj pretendimeve shton se kanë fotografuar dhe incizuar bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës administrative, si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer