T’ju themi që Megi Pojani është në një lidhje me Endri Çekiçin kjo nuk është diçka e re. Por së fundmi janë publikuar edhe disa foto ekskluzive të çiftit në rrugët e Tiranës.
Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti.
Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij.
Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë.

