E premte, 27 Dhjetor, 2024

Deklarata e ‘midhjes’ për Drenicën, Mehmetaj: Ne udhëhiqemi nga një parti me mendësi fashiste

Gazetari Lirim Mehmetaj ka pasur një debat të ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha përmes një telefonate në emisionin Debat Plus, ku i tha se është ngelq dhe e ftoi të shkoi në studio për debat, shkruan shekulli.

Mehmetaj komentoi deklaratën e fundit të Bashës për drenicakët, ku tha se deputeti në fjalë u tregua fashist.

Tha këta prej Drenice janë ardhë në Prishtinë, ai Drenicën nuk e permendi as si lokacion gjeografik, as si toponim, por sipas tij ata që paskan ardhë nga Drenica qenkan të strukturum më dobët sesa Basha”, tha ai.

Tutje gazetari Mehmetaj e quajti ‘midhje’ deputetin Basha.

“Ky midhje prej njeriu harron që Adem Jashari është prej Drenicës dhe që shkon i përkulet, kjo është e tmerrshme, këta janë fashist”, u shpreh ai.

Pas këtij deklarimi, reagoi deputeti Basha nëpërmjet telefonit në emision direkt, ku tha se Mehmetaj po shpif e që në fakt vet Basha e ka thënë atë deklaratë për drenicakët.

Në studio më pas u zhvillua një debat i ashpër mes gazetarit dhe deputetit përmes telefonit.

“Qysh shpifje, kur ti je në video duke e thënë”, i tha Mehmetaj Bashës.

“Ti e ndan përkatësisht ti je shpifës”, u përgjigj Basha.

“Unë nuk e ndaj, unë skam qenë në atë emision”, u kundërpërgjigj Mehmetaj.

Debati vazhdoi kur më pas gazetari Mehmetaj reagoi edhe më ashpër ndaj deputetit Basha.

“Ty të mungon fjalori, të mungon diapazoni, edhe nuk din me bë kritik ndryshe përveçse me ofendu. Se ti i tillë je, ti je ngelq o burrë, ti je ngelq, ti je ngelq”, tha Mehmetaj.

Më pas Panduri tha që duhet ta dëgjojmë Bashën se çfarë po flet.

“Çka me dëgju, ky është njeri komplet i paaftë”, u përgjigj Mehmetaj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer