Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar Mitrovicën, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri.
Gjatë takimit, ata diskutuan për përgatitjet e fushatës zgjedhore dhe rëndësinë që ka fitorja e PDK-së në Mitrovicë.
“Kënaqësi që bashkë me kryetarin Bedri Hamza të presim në Mitrovicë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Diskutuam rreth përgatitjeve për fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e fitores në Mitrovicë.
Ne jemi gati!” – ka shkruar Tahiri.