E martë, 19 Nëntor, 2024

Menaxhmenti i Trepçës për grevën e minatorëve: Të ndërpritet sepse është e jashtëligjshme

Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., ka  përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, se ka pas komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmenti është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve në minierën e Stan Tërgut.

Në një reagim në Facebook, thonë se fjalët që ka thënë Januzi kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulta që nuk përkojnë me sindikalistet e minierës.

“Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A., janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve andaj është duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate”, thuhet në reagim.

Menaxhmenti konsideron se kjo greve duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve.

“Përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A. të mbështetur nga Qeveria e Republikë së Kosovë, rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota”.

“Gjithashtu, mund te informojmë opinioni e gjerë që për herë të parë pas dy dekadave, minatorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut). Poashtu është ngritë edhe shtesa për shujtën ditore për çdo minator në ndërmarrjen Trepça Sh.A. Ketë menaxhmenti e ka bere vetëm me qëllim që të vlerësojë dhe motivoj minatorët e ndërmarrjes”, thuhet tutje.

Prandaj, theksojnë se me mirëkuptim të gjithë punëtorët duhet t’i kthehen detyrave dhe angazhimeve të punës dhe mos të ndikohen nga grupet e interesit dashakeqëse të cilat nuk kanë interes zhvillimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A.

“Gjithashtu, ju sigurojmë që gjithë shpifjet do të adresojmë te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi”.

“Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuar të jetësojnë investimet e duhura në minierat dhe flotacionet e Trepçës, me qëllim të ngritjes së produktivitetit, performancës dhe sigurisë në punë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A”, thuhet në fund.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer