Kandidati për deputet me numër 100 nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e madhe që po merr nga qytetarët. Ai thekson se mbështetja e tyre është forca dhe motivi kryesor për angazhimin e tij politik.
Lushtaku nënvizon se rruga drejt synimeve të përbashkëta ndërtohet vetëm së bashku, me besim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke falënderuar të gjithë ata që po e shoqërojnë në këtë rrugëtim.
“Mbështetja juaj është forca dhe motivi im.
Gjithmonë së bashku! ❤️”, ka shkruar Lushtaku.




