Pak më parë u raportua se nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku, u ndalua nga policia e Gjykatës Speciale për ta dërguar më pas në zyrat e EULEX-it.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili ka treguar arsyen e ndalimit.
“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, tha ai,