Monday, January 5, 2026

Mergim Lushtaku i drejtohet diasporës: Kthjelluni, qëndroni tre muaj në Kosovë dhe përballuni me faturat, shkollimin e shëndetësinë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, që në bazë të votave të numëruara ka fituar prapë mandatin, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar diasporën për votimin me shumicë të Albin Kurtit.

Ai u ka thënë diasporës që të qëndrojnë tre muaj këtu, të paguajnë faturat, të shkollojnë fëmijët këtu edhe të përballen me shëndetësinë e Kosovës.

Postimi i Mergim Lushtaku:

Të dashur miq e dashamirë,

Falë besimit tuaj do të vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Kosovës.

Nuk i gëzohem fitores personale kur shoh gjendjen në të cilën është katandisur shteti ynë nën këtë regjim. Për pesë vite në pushtet nuk morën kurrë përgjegjësi për dështimet, por zgjodhën shpifjen dhe etiketimin e kundërshtarëve politik si “miliarderë”, “kriminelë” e “vrasës”, duke mbjellë urrejtje për të fshehur paaftësinë.

Një thirrje të sinqertë kam edhe për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi.

Kthjelluni nga hipnoza politike dhe herën tjetër votoni me arsye, jo me inat. Thirrni mendjes, mendoni me kokë të ftohtë dhe bëni krahasimet, ku ishim para pesë viteve dhe ku jemi sot krahasuar me vendet e rajonit.

Gjithsesi, urime për ata që zgjodhën varfërim dhe izolim. Më së shumti urime Martinit, Vuk Hamoviqit, urime atyre që janë kundër familjes, si dhe të gjithëve që janë kundër Kosovës.

Në fund, falënderimi im shkon nga zemra për votuesit e PDK-së dhe veçanërisht për votuesit e mi. Faleminderit për besimin.

Nuk dorëzohemi!❤️

Mergim Lushtaku

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer