Kandidati për deputet me numër 100 nga rradhet e PDK’së, deputeti Mergim Lushtaku ka vazhduar ditën e dytë të fushatës zgjedhore me tubime dhe takime me qytetar, shkruan rajoni.org.
Lushtaku në facebook ka thënë së tubimi në Ferizaj është një dëshmi e rradhës se PDK-ja është forca e ndryshimit që kërkon populli.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Populli tashmë e ka të qartë se maskat e atyre që mohuan çdo përpjekje dhe sakrificë gjatë shtetndërtimit kanë rënë! Ata të cilët e kishin gojën plotë drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit kurse në anën tjetër në mënyrë të paskrupull vodhën në energji, vaj, grurë e sheqer, nuk mund të qëndrojnë më në pushtet!
Tubimi në Ferizaj është një dëshmi e rradhës se PDK-ja është forca e ndryshimit që kërkon populli. Nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, po rikthejmë shpresën për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar.
Terri apo mungesa e energjisë elektrike në Ferizaj dhe në pjesët tjera të vendit, do të mbeten vetëm një kujtim i keq nga një qeveri e stërkequr.
Kandidatët tanë në listën fituese me numrin 131 janë plotësisht të angazhuar për këtë fitore historike. Takimet dhe tubimet e shumta anë e kënd vendit, po dëshmojnë mbështetjen e fortë dhe në rritje të vazhdueshme.
Voto 131 – Voto PDK ✅
Voto #BedriHamza1 ✅
Voto #MergimLushtaku100 ✅