Kandidati për deputet nga PDK-së, Mërgim Lushtaku me numër 100, i ka dhënë mbështetje kandidatit Jakup Nura që mban numrin 11.
Lushtaku ka vlerësuar lartë personalitetin e Nurës duke thënë se veprat janë ato që flasin, sidomos angazhimi dhe kontributi i tij për atdhe si dhe organizimin e UÇK-së së lavdishme.
Jakup Nura mban numrin 11, kurse Lushtaku numrin 100 në listën e PDK-së.
Postimi i plotë:
Fjalët janë gjithmonë të mangta për të përshkruar plotësisht personalitetin e Gjeneral Jakup Nures. Veprat janë ato që flasin.
Prapa modestisë dhe urtësisë së tij fshihen shumë histori epike e legjendare. Ky burrë e trim njihet për kontributin për atdhe si edhe për organizimin e UÇK-së së lavdishme.
Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, andaj votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së!
#JakupNura11✅
#MergimLushtaku100✅