Kandidati për deputet me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vazhduar edhe ditën e tret me aktivitete zgjedhore, shkruan rajoni.org.
Lushtaku ka zhvilluar një takim me të rinjët e Skenderajt, para të cilëve ka shpalosur prioritetet e programit qeverisës.
Postimi i plotë:
Një takim i mrekullueshëm me rininë e Drenicës, para të cilëve shpalosa prioritetet e programit tonë qeverisës.
Gjërë e gjatë diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në këto zgjedhje si dhe mbi rolin që ata mund ta luajnë për ndryshimet pozitive në vend.
Folëm për nevojat dhe shqetësimet e rinisë, si edukimi, punësimi, zhvillimi i bizneseve start – up dhe kuvenduam se si mund të krijojmë mundësi për të rinjtë e Drenicës që të jenë pjesë e vendimmarrjes.
I lumtur që u dakorduam se vetëm me PDK, rinisë i kthehet shpresa dhe vetëm me PDK, do t’i japim fund problemeve me të cilat po ballafaqohen ata.
Me PDK, rinia është skajshmërisht #Mamirë!
Voto:
#BedriHamza1 ✅
#MemliKrasniqi2 ✅
#MergimLushtaku100 ✅