Tuesday, February 11, 2025

Mergim Lushtaku: Ne në Partinë Demokratike të Kosovës jemi zotuar që Kosova të jetë ma mirë edhe në shëndetësi

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka ndarë një videomesazh.

Ai përmes rrjetit social tha se sistemi i keq shëndetësor është ndër arsyet kryesore që qytetari i Kosovës e lëshon vendin, dhe se PDK-ja është zotuar që Kosova të jetë ma mirë edhe në shëndetësi.

“A dini që sistemi i keq shëndetësor është ndër arsyet kryesore, për të cilën qytetari i Kosovës po e lëshon vendin. Qytetarët anembanë Kosovës meritojnë jetë më të mirë. Ata meritojnë kujdes ma të mirë në sistemin tonë shëndetësor. I madh e i vogël, kur të ketë nevojë për përkujdesje shëndetësore, nuk duhet të ndihet i ngujuar as në siklet. Prandaj, ne në Partinë Demokratike të Kosovës jemi zotuar që Kosova të jetë ma mirë edhe në shëndetësi. Ne do ta bëjmë sigurimin shëndetësor do ta rrisim cilësinë e shërbimeve, nuk do të ketë mungesë të barnve, si dhe do ta digjitalizojmë sistemin shëndetësor, e do t’i fuqizojmë spitalet rajonale.”, ka shkruar Lushtaku.

Ndryshe ai shtoi se shëndetësia e Kosovës meriton #MAMIRË.

VIDEO

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer