Kandidati për deputet i PDK’së me numër 100, Mergim Lushtaku ka takuar kryetarin e “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, shkruan portali rajoni.org.
Lushtaku ka thënë së Ajazi bashkë me ekipin e tij nga Drenasi dhe më gjerë, i janë bashkuar ekipit të fitores.
Postimi i plotë:
Miq të dashur dhe qytetarë të nderuar,
Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj se Driton Ajazi, bashkë me ekipin e tij nga Drenasi dhe më gjerë, i janë bashkuar ekipit të fitores. Ky bashkim është një dëshmi e qartë e vlerave tona të përbashkëta dhe e përkushtimit për një Kosovë më të mirë.
Ne angazhohemi për një zhvillim ekonomik të vërtetë, larg statistikave të rreme të krijuara nga inflacioni dhe kriza. Arsimi ynë duhet të jetë cilësor dhe jo terren për eksperimente të papranueshme, ndërsa shëndetësia duhet të ofrojë shërbime efikase dhe të mos jetë e mbushur me mungesa që rëndojnë qytetarët.
Maskat kanë rënë dhe qytetarët po e shohin fytyrën e vërtetë të kësaj keqqeverisjeje. Është koha për ndryshim!
#MergimLushtaku #DritonAjazi #BashkimiPërKosovën