Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë një videomesazh duke u zotuar se ligji për automjete do të ndryshohet.
Ai përmes faqës zyrtare tha se qeveria akutale nuk di dhe nuk dëshiron të bëjë ndryshime në të mirë të popullit.
“Zotohem se ligji për automjete do të ndryshoj. Ndryshimet vijnë me ne, e ne kemi adresë. Me Bedri Hamzën në krye, do të bëjmë të gjitha ndryshimete që do të lehtësojne jetën tuaj. Voto PDK dhe rretho numrin 100 që unë Mërgim Lushtaku të vazhdoj të ndërmarr hapat e guximshëm në të mirën tuaj, për #MaMirë në Kosovën tonë”, ka thënë Lushtaku