E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Mërgimtarja ndahet me burrin gjatë pushimeve në Kosovë, 29-vjeçari ia merr dokumentet dhe largohet në Gjermani

Mërgimtarët janë ata të cilët e presin stinën e verës me padurim. Kjo për shkak se kalojnë javë të tëra pushime në Kosovë, ku kalojnë çaste të bukura. Por të njëjtin fat s’e pati një grua që erdhi me bashkëshortin nga Gjermania. Gjatë pushimeve në Kosovë, çifti vendosi që të ndanin rrugët, duke bërë kështu që 24-vjeçarja të largohej për në shtëpinë e familjes së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se përpos telasheve me prishjen e martesës, mërgimtarja është përballur edhe me probleme tjera dhe është detyruar që të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bashkëshorti i 24-vjeçares dyshohet se ia ka marrë të gjitha dokumentet personale të viktimës dhe stolitë e arit dhe është larguar për në Gjermani.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në kapjen e 29-vjeçarit, i cili tashmë është futur në stoplistë dhe do të arrestohet posa të hyjë sërish në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprat ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer