Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë.
Përzgjedhësi Primoz Gliha publikoi sot listën me emrat e 27 futbollistëve të ftuar për këto ndeshje, teksa ka edhe emra të rinj.
Megjithatë, ende vazhdon të ketë mungesë të futbollistëve nga Superliga e Kosovës.
Për dy ndeshjet e shtatorit vetëm Meriton Korenica është i ftuar nga elita e futbollit tonë.
26-vjeçari numëron tre gola dhe një asistim këtë sezon – të gjitha këto në kuadër të garave evropiane.
Meriton Korenica numëron katër paraqitje me Kombëtaren U21 të Kosovës.