Pasi qarkulluan lajmet se “luanët” e Galatasaray janë të interesuar për dy lojtarë të Tottenham dhe sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, klubi turk ka arritur akordin për të dy lojtarët.
Kampionët e Turqisë do të blejnë mbrojtësin kolumbian, Davinson Sanchez për 10-15 milionë euro, me lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë personale deri më 30 qershor të vitit 2027.
Mirëpo, jo vetëm qendërmbrojtësi kolumbian do t’i bashkohet turqve, pasi dhe mesfushori Tanguy Ndombele së shpejti do të kalojë nga Tottenham te Galatasaray, por ndryshe nga Sanchez do të qëndrojë thjesht në huazim për 1 vit.