Tashmë dihen 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë.
Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan tri finalet e “Play-Off”, ku u mësuan emrat e tri kombëtarëve të fundit që siguruan një vend në Gjermani, atje ku do të organizohet turneu.
Ukraina mposhti Islandën (2-1), teksa dy ndeshjet tjera u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.
Gjeorgjia shkroi historinë duke siguruar kualifikimin për herë të parë, pasi mposhti Greqinë (4-2), ndërsa Polonia triumfoi ndaj Uellsit (4-5).
Pas këtyre ndeshjeve u kompletuan përfundimisht edhe grupet.
Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E, Gjeorgjia pjesë e Grupit F, kurse Polonia pjesë e Grupit D.
Vlen të theksohet se në “Euro 2024” do të shohim edhe Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është e shortuar në një grup mjaft të vështirë (Grupi B), bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.