E premte, 27 Dhjetor, 2024

Merr kundërligjshëm fëmijët dhe ia mbath në Gjermani, gruaja që s’ishte në dijeni e denoncon në Polici

Marrja ose rrëmbimi i kundërligjshëm i fëmijës nga prindi, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron të drejtën prindërore mbi fëmijën nga enti të cilit i është besuar fëmija përbën vepër penale dhe dënohet me burgim. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Gjakovë, me ç’’rast një 29-vjeçar është shpallur në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije detaje për rastin, i cili u denoncua nga një grua, që raportoi se burri i saj i ka marrë fëmijët e vegjël, kujdestaria e të cilëve ishte caktuar nga Qendra për Punë Sociale dhe bashkë me ta ka udhëtuar për në Gjermani.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Y.G., nga fshati Sapniq i Rahovecit, po dyshohet se i ka marrë dy fëmijët e tyre, njërin 4 vjeç, e tjetrin 2-vjeçar, pa miratimin e nënës së tyre, gjë që e ka shqetësuar viktimën jashtëzakonisht shumë dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ftuar në stacion dy familjarë të të dyshuarit, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, ku është kuptuar se dy fëmijët kanë udhëtuar me të atin në fillim të këtij muaji.

Pas përfundimit të procedurave policore, dy të dyshuarit janë lënë të lirë, teksa djali i tyre, 29-vjeçri i dyshuar, i cili jeton në Gjermani është futur në listën e personave të kërkuar dhe posa të hyjë në Kosovë do të përballet me ligjin.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që kryen këtë vepër penale mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer