E premte, 15 Nëntor, 2024

Merret vendimi për mbrojtje të katër racave të gjelave autokton të Kosovës (FOTO)

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK), ka marrë në mbrojtje katër raca të ndryshme të gjelave autokton.

Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e biodiversitetit, konkretisht faunës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes vendimeve të ndara ka marrë në mbrojtje katër raca të ndryshme të gjelave autokton.

“Me miratimin e këtyre vendimeve, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Pelikan i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në njoftimin e AMMK-së që ka lëshuar në rrjetin social.

Vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Kosovës, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit tonë.

“Qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera”, njofton AMMK.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer