Wednesday, April 16, 2025

MESAZHET: Elbert Krasniqi komunikon me “AK”, i përmend 4 vota nga Lista Serbe për Qeverinë

Disa mesazhe të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, tregojnë Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K. rreth formimit të Qeverisë.

Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .

Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë VETON Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”.

Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.

Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhje të 9 shkurtit shkon në këtë seancë pa treguar nëse i ka votat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Madje, VV-ja ende nuk ka propozuar as kandidatin për kryeparlamentar, i cili i takon me Kushtetutë të Kosovës.

Një ditë para seancës, PDK, LDK e AAK kanë lenë të kuptohet se nuk do të votojnë kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.

Nisma e Fatmir Limajt, që është përfolur për mundësinë e bashkëpunimin me VV-së, ka bërë me dije se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë e Albin Kurtit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer