E hënë, 28 Tetor, 2024

Mësohen emrat e të dyshuarve: Publikohet fotografia e veturës të cilën ia morën viktimës për një borxh 200 euro

Janë arrestuar dy të dyshuarit për rrëmbimin e një 21-vjeçari në lagjen Hajvalia të Prishtinës të dielën.

Tre persona dyshohet se të dielën e rrëmbyen 21-vjeçarin afër shtëpisë së tij në Hajvali dhe e dërguan në një fshat të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit për rrëmbim janë arrestuar sot, ndërkaq i dyshuari i tretë ndodhet ende në arrati.

“Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, mbrëmë kanë arritë të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprat: Privim i kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor dhe vetëgjyqësi”, tha policia të martën.

“Rasti është raportuar me datën 12.11.2023, nga ankuesi (mashkull), i cili është rrëmbyer dhe dërguar në një lokacion, ku nën kërcënimin e armës është sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar si dhe i janë marë një veturë dhe një telefon”, tha policia.

Siç raportoi portali Sinjali të martën, të dyshuarit për këtë rast janë Adhurim Pacolli dhe Ardit Kelmendi, ndërsa i dyshuari që ndodhet në arrati është Leondrit Kryeziu.

Lidhur me rastin janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, një thikë, telefoni dhe vetura që i janë kthyer ankuesit.

Gjithashtu nga policia është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve i cili është i pëfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer