E enjte, 14 Nëntor, 2024

Mësohet motivi i vrasjes se 29-vjeçarit në Malishevë

Sot gjatë ditës në fshatin Balincë të Malishevës ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Shkodran Krasniqi.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se motivi i vrasjes janë bëre drutë.

Viktima i cili ishte tregtar i druve, kishte shkruar në Balincë për t’i dërguar drutë të dyshuarve tashmë për vrasje, të cilët i kishin blerë.

Sipas burimeve, të dyshuarit janë vëllezër.

Pasi viktima dërgoi drutë në oborrin e tyre, vëllezërit dyshuan se nuk ishte sasia e druve për të cilin kishin paguar.

Pas disa mosmarrëveshjeve, ka filluar rrahja e cila më pas ka përfunduar më vrasjen e 29-vjeçarit.

Ndërsa, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezaj IndeksOnline.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer