E diel, 27 Tetor, 2024

MF: Komunat deri më 8 dhjetor mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në njofitm, transmeton lajmi.net.

Ministria tutje bën të ditur se personat që e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

“Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë Vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese”, thuhet tutje në vendim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer