E diel, 8 Shtator, 2024

Milani i rezervon vizitat mjekësore për Moratan

Milani i ka rezervuar vizitat mjekësore për Álvaro Moratan.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano

Kuqezinjtë e kanë njoftuar Atlético Madridin rreth planit të tyre për ta paguar klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij aktuale me “Los Colchoneros”, që vlerësohet 13 milionë euro.

Hapat tjerë formalë dhe dokumentet do të përcillen në 48 orët e ardhshme.

Lojtari, nga ana e tij, e ka dhënë dritën e gjelbër edhe pas finales së Europianit, për të përfunduar në San Siro.

Milani e do ish-futbollistin e Real Madridit, Juventusit e Chelseat në të gjitha mënyrat pasi Zlatan Ibrahimović ka insistuat që ta bëjë përfaqësuesin spanjoll si pjesë kyçe të projektit të gjigantit italian.

Kontrata do të jetë valide për katër vjet, ndërsa 31 vjeçari dëshiron të largohet nga Spanja pas kritikave të vazhdueshme që i ka marrë në vendin e tij në vitet e fundit.

.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer