E mërkurë, 8 Janar, 2025

Militanti i LVV-së pranohet në KEK, publikohet kartela e tij e punësimit

Buzuk Krasniqi, një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka publikuar në rrjetet sociale sot kartelën e tij të punësimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Krasniqi është punësuar në divizionin e qymyrit

Ai e ka pranuar sot kartelën e punësimit në KEK, në një ceremoni të nënshkrimit të kontratave të reja të punësimit për 220 persona. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Nga sot pjesë e Korporates Energjetike e Kosoves faliminderit shume”, ka shkruar Krasniqi në një publikim në Facebook, në të cilin nuk ka harruar të vulosë edhe numrin 65 si shënjë falendërimi për kandidatin për deputet, Halil Thaçi.

Thaçi, deputet dhe kandidat edhe për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në procesin e dyshimtë të pranimit të 220 punonjësve të rinj në KEK në këtë fillimviti.

Krasniqi, nga aktiviteti i tij në rrjetin social Facebook rezulton se është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit Thaçi.

Në vazhdimësi, në profilin e Krasniqit në rrjetin social Facebook mund të hasen postime nga fushata e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit Halil Thaçi.

Paparaci, raportoi sot se 150 të punësuar në konkursin e fundit të KEK-ut janë me origjinë nga fshati Bardh i Madh i Fushë Kosovës, bashkë-fshatar të ushtruesit të detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gërguri.

Ndërsa, 47 nga 220 të pranuarit në punë kanë aplikuar me diploma false të shkollës së mesme profesionale.

A.A, A.Sh, A.Zh, A.I, A.G, A.G, B.R, B.F, B.I, B.M, B.J, B.H, E.V, E.H, E.H, F.Zh, N.F, K.S, V.M, F.M, I.B, F.M, J.H, V.H, E.M, Sh.M N.C, D.Th, M.B, Sh.K, B.M, F.Ll, H.M, E.B, I.K, M.A, S.A, Gj.Rr, M.J, K.Z, R.M, N.J, F.M, L.M, R.B, S.C dhe S.H dyshohet se kanë falsifikuar diplomat për të konkurruar në KEK.

Të gjithë i kanë marrë sot kartelat e tyre të punësimit. /Paparaci.com

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer