Minatorët e Artanës dhe punëtorët në Kishnicë kanë ndërprerë grevën. Kështu bëhet me dije në njoftimin e lëshuar për media.
“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre ky është “Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”.