E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Minatorët e Trepçës ende pa pagat e qershorit, Sindikata i drejtohet qeverisë: Po na përbuzni

Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se minatorët ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor. Kjo pavarësisht se muaji korrik po përfundon.

Ata kanë pasur kritika të ashpra për qeverinë dhe ministrinë e Ekonomisë.

Reagimi:

Të nderuar minatorë dhe qytetar të Kosovës,

Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagen e muajit Qershor!

Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepca SH.A., janë vetem fjalë boshe dhe asgje tjeter.

Një qasje e till refuzuese ndaj ndërmarrjes Trepca Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njejtit buzë humneres dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve përben shqetsim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të mënjehershme.

Ta dini se një qasje e till ndaj minierës Trepca Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejn zgjidhje tjera apo edhe të migrojnë jasht vendit.

Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave!!

Jeni duke i përbuzur minieren dhe minatorët, një ditë do i kërkoni!

Reflektoni dhe ekzekutoni pagat.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer