Wednesday, April 16, 2025

Ministra/deputetë, Gruda: Kjo është jokushtetuese – është marrëzi

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, sqaroi në “Pressing” se Partia Demokratike e Kosovës nuk votoi raportin e Komisionit Verifikues për arsye se qeveria në veprim bëri veprim jokushtetues.

“Kemi një ligj për qeverinë që obligon kryeministrin, ministrat me dhënë doërheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Nuk e votuam sepse është jokushtetuese. Kjo është marrëzi. Nuk është puna me gjetë pëngesa politike.” – tha ai.

Kotekst:

Partitë ish-opozitare nuk ia votuan raportin e Komisionit Verifikues – ku Vetëvendosja u ekspozua me një numër skajshmërisht larg një shumice të thjesht parlamentare: vetëm 52 vota rezultuan t’i kenë deri më tash, përkatësisht vetëm katër të pakicave jo serbe.

Kurti po shkonte drejt betimit si deputet, bashkë me ministrat e tij, derisa mban edhe postin e Kryeministrit. Ai gjatë seancës të martën, u nënshkrua si deputet, u ul në ulësën e deputetit, votoi ‘pro’ që të vazhdohet me konsituim.

Pra, Kurti dhe ministrat e tij, morën pjesë si deputet në sallën e Kuvendit, pastaj vazhduan punën edhe si ekzekutv. Deputeti/ministri Murati nënshkroi një akt administrative si ministër, veç pak orë pasi doli nga Kuvendi si deputet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer