E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Ministri i MAPL njofton se i është vënë zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri – e fajëson Vuçiqin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve, shkruan Insajderi.

Krasniqi deklaroi se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar dhe që nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale.

Ai ka konfirmuar se “Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm”, shkroi ai në Facebook.

Ministri i MAPL-së u shpreh se ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer